Një ngjarje e rëndë është raportuar në Drenas të Kosovës, ku një e mitur është abuzuar seksualisht nga një burrë.
Express mëson se partnerja e abuzuesit kishte qenë në dijeni të kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa nuk kishte treguar.
Dy të dyshuarit thuhet se ishin në lidhje dashuri dhe se viktima ishte familjare e gruas.
Çifti është arrestuar me urdhër të prokurorit, ndërsa ndodhen në paraburgim.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.
‘Lidhur me këtë rast, krejt çka mund të themi është se prokurori i Departamentit për të Mitur në Prishtinë ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar’, tha zëdhënësja për informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.