BallinaShendetPërse duhen ruajtur dhe trajtuar dhëmbët e qumështit?

Përse duhen ruajtur dhe trajtuar dhëmbët e qumështit?

spot_img
spot_img

Shpeshherë, në jetën e përditshme dëgjojmë prindër që thonë:”S’ka gjë, le të prishet, se dhëmbi qumështit është” ose ”hiqe se dhëmb qumështi është”. Çfarë duhet shpjeguar është fakti se ruajtja e dhëmbëve të qumështit është e një rëndësie thelbësore në zhvillimin dentar, nofullor dhe facial.

Dhëmbët e përkohshëm:
1-Janë të domosdoshëm për kafshim, përtypje, të folur.
2-Ruajnë hapësirën e nevojshme për daljen e dhëmbëve të përhershëm.
3-Drejtojnë daljen e dhëmbëve të përhershëm aty ku duhen.
4-Forcojnë zakonet e të larit të dhëmbëve dhe higjenes orale.

Në rast se kujdesi i duhur për këta dhëmbë mungon, atëherë bëhet i paevitueshem përdorimi aparateve ortodontike të lëvizshme dhe fikse, të cilët përveç kostos financiare relativisht të lartë, kërkojnë një përfshirje shumë herë më impenjative të fëmijës dhe prindit në krahasim me larjen e rregullt, kontrollin e herëpashershëm dhe trajtimin në rast prishje të dhëmbit.

Sa më herët të stabilizojmë një ritual të duhur përkujdesjes ndaj dhëmbëve dhe kontrollit e trajtimit te dentisti, aq më pak probleme në të ardhmen e fëmijëve në lidhje me shëndetin oral, më pak kosto dhe një estetikë faciale më harmonike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular