Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident automobilistik, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Klajdi Hallulli, djali 20-vjeçar, me origjinë shqiptare por banues në Chiari, ishte viktimë e aksidentit të tmerrshëm të shtunën në mbrëmje, teksa shoqërohej nga tre djem të tjerë midis moshës 19 dhe 20 vjeç.
Ai ishte duke qarkulluar me një Ford Focus i cili u përplas me një pemë rreth orës 2, për shkak të shkaqeve ende nën hetim.
I riu u shtrua në spital në Poliambulanza, në kushte shumë të rënda, me trauma të thella dhe gjakderdhje të brendshme, duke ndërruar jetë disa orë më vonë.
Mediat italiane shkruajnë se mjeti Ford Focus rrëshqiti papritmas, ndoshta për shkak të përgjumjes. Hetimet e mëtejshme (përfshirë autopsinë) do të hedhin dritë mbi çështjen.
Gjendja e 3 djemve të tjerë të plagosur
Edhe një pasagjer 19-vjeçar është në gjendje shumë të rëndë. Dy miqtë e tjerë janë në gjendje serioze por jo kërcënues për jetën. U desh më shumë se gjysmë ore për të liruar të plagosurit nga rrënojat metalike të automjetit.
Qendra e operacioneve, përveç njësisë së zjarrfikësve në Brescia, dërgoi gjithashtu katër ambulanca dhe helikopterin në vendin e ngjarjes. Klajdi Hallulli ishte i punësuar në një kompani lokale, ai i lë prindërit dhe një vëlla.