Kushëriri i 33-vjeçares, Marslida Hysa, e cila ndërroi jetë dje në kryeqytet, ka bërë një dedikim prekës për këtë humbje tragjike.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan: “Sot po të përcjellim motra ime në banesën e fundit, na ike ne lule të rinisë. Na pikëllove të gjithëve. Lamtumirë motra ime MARSI”.
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku një vajzë e moshës 33-vjeçare i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, në banesën e saj. Sipas njoftimit të policisë e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se e reja është vetëvrarë me armë zjarri.