Prej 2 javësh tè ‘ngujuara’, gazetarja jep detajin e dhimbshëm: Disa nga grevistët e Ballshit janë me KANCER GJIRI

1
161

Prej dy javësh gratë naftëtare të rafinerisë së Ballshit janë futur në grevë urie duke kërkuar të marrin pagat e prapambetura që i kanë fituar edhe me gjyq.

Gjendja e tyre shëndetësore rëndohet çdo ditë e më shumë, ndërkohë që një detaj tronditës është dhënë nga gazetarja Sonila Meço.

Sipas gazetares, disa nga gratë në grevë janë me kancer gjiri, por vazhdojnë të rrinë në grevë duke e dëmtuar edhe më shumë veten e tyre.

“Kur një dëm që i është shkaktuar shtetit që shkon në 400-500 milionë dollarë, që edhe karletet e drogës do ta kishin zili. Askush nuk ka vajtuar pas hekura dhe e gjithë kjo ka prodhuar një qytet fantazmë.

Ajo që më bën çudi është pse nuk shoh njerëz të shoqërisë civile, ambasadorë që flasin në këtë vend për gjithçka. Është muaji i kancerit të gjirit. Nuk e kanë pranuar para Marjana Legisit, por disa prej zonjave janë me kancer gjini, disa prej tyre që janë në grevë. Shohim promo, por atje nuk ka shkelur askush”, tha gazetarja.

1 COMMENT

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2020/10/27/prej-2-javesh-te-ngujuara-gazetarja-jep-detajin-e-dhimbshem-disa-nga-grevistet-e-ballshit-jane-me-kancer-gjiri/ […]

Comments are closed.