BallinaSportE gjithë Suedia kundër Ibrahimovic: “Shaka pa kripë për të nervozuar dikë”

E gjithë Suedia kundër Ibrahimovic: “Shaka pa kripë për të nervozuar dikë”

Vazhdon pa ndalesë polemika mes Zlatan Ibrahimovic e kombëtares suedeze. Postimi në Twitter i qendërsulmuesit të Milan me fanellën e Suedisë e shkrimin ku lexohej “u bë kohë që nuk shihemi” shkaktoi një debat që nuk po ndalet. Skandinavët përgatisin dy ndeshjet e Nations League, kundër Francës e mbi të gjitha Kroacisë, shumë të rëndësishme për të evituar rrëzimin, por në grumbullimin e skuadrës së teknikut Andersson argumenti është gjithnjë i njëjti: Ibra.

Postimi i ndonjë dite më parë dukej një sinjal i dëshirës së tij për tu kthyer në kombëtare, por tekniku Janne Andersson kishte hedhur poshtë hipotezën: “Më thonë se ka një plan pas kësaj foto, por unë nuk e kuptoj e nuk do shpenzoj energji”. E plani, në fakt, ishte vërtetë, si rrëfeu vetë Ibra pas ndeshjes me Veronën: “E bëra për të irrituar ndonjë”.

Mision i përmbushur, sepse pas fjalëve të teknikut ka qenë radha e presidentit të Federatës suedeze, Karl-Erik Nilsson, që duke folur për Goteborgs–Posten komentoi akuzat e Ibras për teknikun kur Andersson la në pankinë Kulusevskin për ndeshjen kundër Francës (”Janë këta persona inkompetentë në pozicione të gabuara që mbysin futbollin suedez”, shkroi Ibra në rrjetet sociale).

“Nuk është i vetmi që interesohet për atë që po bëjmë. Gati cdokush në botë ka një mendim, e ai ka të tijin. Por është e qartë se kur lojtari ynë më i mirë i të gjithë kohëve thotë këto gjëra pa asnjë provë, është vërtetë e shëmtuar. E jam edhe më i zhgënjyer nga ajo që ka bërë – tha Nilsson para se të komentonte postimin me fanellën e Suedisë – Një shaka me shijë të keqe. E bëri për të nervozuar disa persona, nuk më pëlqeu”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular