BallinaBotaKina, e gatshme të vijojë bashkëpunimin antiepidemik me te gjitha vendet 

Kina, e gatshme të vijojë bashkëpunimin antiepidemik me te gjitha vendet 

spot_img
spot_img

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying tha të mërkurën, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve mbi situatën e epidemisë në ShBA, se Kina është e gatshme të vijojë bashkëpunimin në parandalimin e kontrollin e epidemisë me të gjitha vendet e botës, duke përfshirë ShBA-në, dhe të sigurojë mbështetje e ndihmë brenda kapacitetit të saj.
Disa ditë më parë, Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Ngjitëse të ShBA-së, tha se sistemi mjekësor në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara është në nje sfide te veshtire. Deri në fund të këtij viti, numri i vdekjeve nga sëmundja e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara mund t’i kalojë 300 000. Disa media thanë që gjendja e epidemisë globale, përfshirë Shtetet e Bashkuara, do të përballet me “dimrin e ftohtë” më të rrezikshëm dhe më të errët.



Sipas raporteve, deri më 22 nëntor, Kina ka eksportuar gjithsej rreth 3.43 miliardë maska, afro 800 milionë palë doreza kirurgjikale, afro 650 milionë veshje mbrojtëse dhe rreth 4.672 milionë palë syze në Shtetet e Bashkuara. Shumë ekspertë të lartë kinezë,duke përfshirë akademikun Zhong Nanshan, si edhe punonjës mjekësorë e organizata joqeveritare, kanë organizuar një numër videokonferencash e seminaresh në internet, e po ashtu ekspertë të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve ngjitëse, nëpërmjet videove dhe formave të tjera të komunikimit, kanë ndarë me homologët e tyre amerikanë përvojën e parandalimit, kontrollit, diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjes.
Hua Chunying-u theksoi se epidemia e re e COVID-19 e paralajmëroi botën në një mënyrë të veçantë që njerëzimi është një bashkësi fatesh të përbashkëta dhe asnjë vend nuk mund të qëndrojë i vetëm përballë krizave të mëdha. Vetëm solidariteti dhe bashkëpunimi mund të kapërcejnë vështirësitë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular