Një 51-vjeçar me iniciale A.K. është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Rrëshenit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 ndërsa 51-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin mjekësor.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Në aksion janë edhe shërbimet e policisë së Lezhës dhe Mirditës dhe FNSH-së për krehjen e zonave duke ngritur disa pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.
“Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: startnews.news/2020/12/15/kris-arma-ne-rreshen-plagoset-me-arme-zjarri-nje-person/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: startnews.news/2020/12/15/kris-arma-ne-rreshen-plagoset-me-arme-zjarri-nje-person/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2020/12/15/kris-arma-ne-rreshen-plagoset-me-arme-zjarri-nje-person/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 76777 more Information to that Topic: startnews.news/2020/12/15/kris-arma-ne-rreshen-plagoset-me-arme-zjarri-nje-person/ […]
Comments are closed.