Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka prezantuar sot në Shkodër, drejtuesit politik të këtij qarku, Helidon Bushatin.
Fjalën i pari e mori Bushati që falenderoi strukturat e PD-së që e ripropozuan në procesin përzgjedhës tregoi dhe objektivat.
‘Falenderoj strukturat e PD në Shkodër dhe kryetarin, Lulzim Basha. Puna jonë ka qenë e vazhdueshme, që më 25 prill të rikthejmë shpresën
Është një rikthim nga ana formale sepse unë në vazhdimësi kam qenë prezent në Shkodër. Formalisht rikthehem në cilësinë e drejtuesit politik për të arritur objetkivat krejtësisht të arritshme. 7 shtatë deputetë në qarkun e Shkodrës është objektivi minimal për PD-në. Një falenderim nga strukturat e PD-së në Shkodër që më ripropozuan në procesin përzgjedhës të kandidaturave” tha Bushati ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e gjithëpërfshirjes.
Gjatë fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se gjatë këtyre ditëve do të prezantohen edhe drejtuesit e tjerë politikë për zgjedhjet e 25 qershorit, për 11 qarqet e tjera të vendit.
Do të jenë këta drejtues politikë që do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
‘Do të njiheni çdo ditë me drejtuesit e rinj të PD në të gjithë qarqet e Shqipërisë
Në PD nuk ka kurrë të përjashtuar, ka njerëz që i bashkohen çdo ditë e më shumë
Helidon Bushati është një nga administratorët më të mirë në PD’-tha Bardhi.