BallinaKryesorePas prezantimit, Helidon Bushati flet nga Shkodra: Koha ti përvishemi punës. Së...

Pas prezantimit, Helidon Bushati flet nga Shkodra: Koha ti përvishemi punës. Së bashku, t’i kthejmë vendit shpresën

Helidon Bushati është prezantuar sot nga Partia Demoikratike si Drejtuesi politik i Qarkut Shkodër.

Në postimin e tij në Facebook, Bushati i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithë banorëve të Malësisë së Madhe, Vaut të Dejësit, Pukës dhe Shkodrës, që të gjithë së bashku ti t’i kthejmë vendit shpresën.

‘Ky rrugëtim do të ketë  dhe vështirësitë e tij’, ka theksuar Bushati, ‘por me besimin në mbështetjen e pakursyer të gjithsecilit nga Ju, kam siguri të plotë se do të mposhtim çdo sfidë dhe asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë për të kthyer shpresën dhe prosperitetin në familjet tona’.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Të dashur votues të Partisë Demokratike, të dashur bashkëqytetarë, zonja e zotërinj, vëllezër e motra, banorë të Qarkut Shkodër!

Ndihem fort i nderuar dhe i previlegjuar të fillojmë së bashku një rrugëtim të ri në qendër të cilit jeni Ju, banorët e Malësisë së Madhe, Vau Dejësit, Pukës dhe Ju, bashkëqytetarët e mi të dashur.

Pas një reflektimi dhe vëzhgimi të gjërë vendosa të pranoj këtë detyrë, e cila mu mirëbesua nga kryetari Basha, duke patur të qartë se kjo detyrë  më ngarkon me përgjegjësinë për ti shërbyer me integritet, pastërti, besnikëri dhe mirënjohje secilit nga Ju.

Me bindjen se ky rrugëtim do të ketë  dhe vështirësitë e tij, por me besimin në mbështetjen e pakursyer të gjithsecilit nga Ju, kam siguri të plotë se do të mposhtim çdo sfidë dhe asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë për të kthyer shpresën dhe prosperitetin në familjet tona.

Me mirënjohje  për punën e paepur dhe sakrificat e shumta përgjatë këtyre tetë viteve, dua  ti jap dorën e miqësisë secilit nga ju, që nga funksioni me i lartë drejtues e deri tek anëtari më i thjeshtë i familjes tonë politike.

Me vendosmërinë për  t’ju dëgjuar dhe të shkoj me tutje në gjithçka që i shërben kthimit të shpresës, jam këtu për ti zgjatur  dorën e bashkëpunimit  çdo banori të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejësit dhe Pukës, duke ju kërkuar të ecim së bashku në rrugëtimin drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ka ardhur koha t’i kthejmë vendit shpresën, njerëzve mundësinë për të ndërtuar të ardhmen në Shkodër,Malësi të Madhe, Vau Dejes dhe Pukë.

Miq, është koha ti përvishemi punës, na priftë e mbara!

#PartiaDemokratike#Ditëmëtëmira??

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular