Ish deputeti dhe ministri i PD, Genc Pollo ka reaguar pas çertefikimit të Joe Biden si President i SHBA. Në statusin e tij ne FB z.Pollo ka uruar presidentin e ri te SHBA duke pohuar se ky vend nën udheheqjen e tij do te vazhdojë të jetë një model i lirisë e i demokracisë që rrezaton për tërë botën dhe aleat dhe mik i pazevendesueshem i SHqiperise
Statusi i Genc Pollos
Uroj me gjithë zemër që Presidenti Biden të udhëheqë e bashkojë suksesshëm Amerikën; që ShBA të vazhdojë të jetë një model i lirisë e i demokracisë që rrezaton për tërë botën.
Siç ka qenë e do të jetë mik e aleat i pazëvendësueshëm për Shqipërinë!
