Mbështetësit e teorisë së konspiracionit QAnon, së bashku me grupet e ekstremit të djathtë pro-Trump, ishin ata që sulmuan senatin dhe që kishin planifikuar prej javësh tubime jashtë Kongresit Amerikan.
Përveç kësaj, mbështetësit e lëvizjes elektorale “Stop vjedhjes” dhe grupe të tjera kanë inkurajuar ndjekësit e tyre të marrin pjesë në marshim.
Të ashtuquajturat “karvanë patriotësh” dhe nisma të tjera u organizuan në internet për të ndihmuar aktivistët per ti transportuar në Uashington DC.
Shumë nga ata që morën pjesë në tubim mbështesnin teorite konspirative në lidhje me zgjedhjet presidenciale.