Partia Demokratike ka vendosur si drejtues politik të qarkut të Durrësit nënkryetarin e partisë Edi Paloka.Ndërsa Gazment Bardhi konfirmohet drejtues politik i PD, në qarkun Elbasan.
Më herët strukturat e PD caktuan drejtuesit e tyre politikë edhe në disa qarqe të tjera, në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.
Deri më tani, PD ka vendosur për Helidon Bushatin si drejtues politik në Shkodër.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj është caktuar drejtues politik në Fier dhe Bujar Leskaj në Vlorë.