HomeAktualitetVIDEO/U inagurua në gusht 2020, përmbytet nga shirat rruga në Durrës

VIDEO/U inagurua në gusht 2020, përmbytet nga shirat rruga në Durrës

spot_img

Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar shkaktuan përmbytje në disa zona të vendit, përfshirë Durrësin. Për këtë situatë ka ngritur shqetësimin, kryetari i degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Kreu i demokratëve të Durrësit ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shihet aksi “4 rrugët Shijak – Nishtulla Durrës” të mbuluar nga uji.

Xhaferraj shprehet se punimet për këtë aks filluan në korrik 2020 dhe përfunduan në gusht 2020, me vlerë 95.6 milionë lekë.

“Këto janë pamje të aksit rrugor “4 rrugët Shijak – Nishtulla Durrës” dhe degëzimin e rrugës në ish-Stacionin Zooteknik në Xhafzotaj”.

Punimet filluan në korrik 2020 dhe përfunduan në gusht 2020. Vlera e fondit ishte 95.6 milionë lekë të reja për rikonstruksionin e saj.

Siç shihet në video, kanalizimet janë bërë jashtë çdolloj standardi dhe rruga vazhdon të përmbytet”, shkruan Xhaferraj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular