Zbardhen detaje të reja nga ngjarje e rëndë në Greqi, ku mbeti i vrarë Edmond Llangozi, ndërsa u plagosen edhe dy djemtë e tij.
Në dëshminë e dhënë për hetuesit grekë, dy vëllezërit shqiptarë kanë deklaruar se vrasësit e babait të tyre janë shqiptarë.
Anxhelo dhe Mihal Llangozi ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk e kanë kaluar rrezikun.
“Vrasësit ishin me origjinë shqiptare” kanë deklaruar dy të rinjtë për hetuesit, raportojnë mediat greke
Sipas mediave greke, policia ka mbledhur informacion të mjaftueshëm për pesë autorët dhe është afër identifikimit të tyre. Hetuesit i cilësojnë autorët si “mafie shqiptare” dhe ngjarjen e lidhin me “larjen e hesapeve”.