BallinaKronikeLufta mes bandave në Britani, shqiptarët vrasin konkurrentin ‘fermer kanabisi’ me plumb...

Lufta mes bandave në Britani, shqiptarët vrasin konkurrentin ‘fermer kanabisi’ me plumb në kokë

Sot në Britani nisi gjyqi ndaj katër trafikantëve shqiptarëve që futen në kurth dhe vranë nga afër me plumb në kokë një 30 vjeçar britanik, me origjinë nga Kurdistani. Hamawand Ali Hussain, vdiq në vend pasi u qëllua me pushkë, në një shtëpi në Hartlepool, në veri të Britanisë.

Të akuzuarit 24 vjeçari Anxhelo Xhaferi rezident në Middlesbrough, Dorian Pirija 33 vjeç nga Bolton, Qazim Marku 24 vjeç nga West Drayton, dhe 39 vjeçari Noza Safari, refuzuan në gjykatën e Middlesbrough akuzën e vrasjes së Hussain.

Prokurorët thanë se katër burrat kishin organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e viktimës, por i kishin shpëtuar arrestit prej gati një viti e gjysmë.

Prokurori Francis FitzGibbon tha se vrasësit ishin një grup trafikantësh shqiptarë drogash me të cilët zoti Hussain erdhi të takohej, me 1,000 paundë para të thata në xhep.

Akuza thotë se ata më 14 shtator 2019 ngritën kurthin për Hussain, i cili ishte qytetar britanik i lindur në Kurdistan. Nëntë ditë më herët më 5 shtator, të akuzuarit ishin mbledhur bashkë në Bolton, për të diskutuar planin për vrasjen e Hussain./DailyMail

Lufta mes bandave në Britani, shqiptarët vrasin konkurrentin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular