Një person ka mbetur i plagosur rëndë paraditen e sotme në Tepelenë, si pasojë e një aksidenti.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:10, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, ku një mjet tip “Benz”, me drejtues 35-vjeçarin me inicialet L.M, është përplasur me një kamion, me drejtues 37-vjeçarin me inicialet Nj.A.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtues i “Benz”, i cili është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Tepelenë/Informacion paraprak
Më datë 25.01.2021, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A., rreth 37 vjeç, banues në Dibër.
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L. M., i cili është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.