BallinaShow BizzEnxhëlli fut në sherr vajzat e “Love Story” me lojën e saj,...

Enxhëlli fut në sherr vajzat e “Love Story” me lojën e saj, Meri kërcënon Saimirin me largim

spot_img
spot_img

Enxhëll, e penduar, kërkoi rikthimin në “Love Story” në puntatën e së hënës. Ajo u shfaq me një videomesazh ku shprehej se nxitoi me vendimin e saj për t’u larguar dhe kërkoi nga Saimir Kasemi, t’i jepte edhe një mundësi për t’u rikthyer

Saimiri vendosi ta mendojë gjatë kësaj jave si do të veprojë, megjithatë zgjedhja e tij do të ndikojë edhe te vajzat e tjera. Në një intervistë për “Daily Love Story”, Meri deklaroi se nëse Saimiri rikthen Enxhëllin, ajo do të largohet.

“Sa i përket vendimit për largimin e Suelës, këto janë vendime të Saimirit dhe ne nuk kemi vend këtu të komentojmë. Kam respekt për Enxhëllin, sepse që prej fillimit kemi pasur raporte të mira me njëra-tjetrën dhe është një vajzë me vlera. Por në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja, do mundja emocionet, do përballoja presionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër, qoftë edhe nuk do veproja ashtu siç veproi ajo. Nëse vërtet mes Saimirit dhe Enxhëllit ka ndjenja, atëherë unë jam e tepërt këtu, më mirë të largohemi të gjitha dhe të mbyllet historia me kaq! Unë nuk e pranoj këtë gjë, me dëshirën më të madhe largohem nga emisioni, dhe Enxhëll të vazhdojë rrugëtimin e saj me Saimirin”, deklaroi Meri.

Mirëpo ditë më vonë, Meri është shprehur ndryshe, pasi me sa duket po përpiqet ta kuptojë edhe Enxhëllin. Në një intervistë tjetër për “Daily Love Story”, Meri u shpreh se e kupton presionin që ka pasur rivalja e saj, Enxhëlli, dhe nuk e ka pasur të lehtë ta marrë atë vendim.

“Jemi vajza vetë dhe ndoshta ajo ka pasur arsyet e veta. Mendoj që është e vërtetë ajo që tha, që ishte pushtuar nga emocionet dhe ndoshta është ndjerë jo vetvetja. Ndonjëherë mblidhen të gjitha bashkë sepse nuk jemi perfekt. Mund të kemi problemet tona, mblidhet edhe stresi i emisionit, presioni i publikut dhe ka momente të vjen të plasësh. Por kur je në një presion të tillë, është shumë e vështirë të marrësh një vendim. Besoj edhe vetë Saimiri po e mendon thellë, ta pranojë kërkesën e saj për rikthim apo jo”, tha Meri.

Kujtojmë që kjo ishte hera e dytë që vajza nga Gjirokastra kërkoi largimin nga gara, ku disa vajza janë në “luftë” kush do të bëjë për vete Saimirin, që ai ta zgjedhë në finale dhe të vazhdojë lidhjen jashtë ekranit me të. /Panoramaplus.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular