Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi një 30-vjeçar është hedhur nga pallati ku banonte në zonën e Yzberisht.
Policia bën me dije se shtetasi L.M është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:50, në Yzberisht, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi L. M., rreth 30 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasi L. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor