Jarron Deajon Pridgeon është akuzuar për të shtëna vdekjeprurëse që ndodhën dje në Oklahoma.
Policia e arrestoi atë me akuza për vrasje pasi qëlloi gjashtë persona, përfshirë fëmijë të moshës 1, 3, 5, 6 dhe 9, tha policia.
Viktima 24-vjeçar Javarion Lee, thuhet se është vëllai i Pridgeon, raporton Associated Press.
“Ata ishin fëmijë të shkëlqyer, ishin të zgjuar, plot lumturi, energji. Ata thjesht e donin jetën”, tha Anderson.
Hetuesit thanë se ata nuk e dinin ende se çfarë e çoi në krim agresorin. “Si mund ta përshkruash atë? Është tragjike. Ato janë foshnje. Ju nuk mund ta kuptoni këtë. Ju nuk mund ta pranoni këtë. Ju thjesht nuk mundeni”, tha fqinja Susan Dvorak.
Familja jetoi në atë shtëpi për rreth një muaj. Policia mori një telefonatë të martën në 1:30 të mëngjesit në Muskogee. Kur arritën në vendin e ngjarjes, ata gjetën të dyshuarin – më vonë të identifikuar si Pridgeon – të armatosur me një armë.