Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën në punë. Mediat italiane shkruajnë se saldatori 52 vjeçar, Besim Doçi u rrëzua përtokë në vendin e tij të punës duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Vdekja e tij u vu re nga përgjegjësi i ofiçinës vetëm pas pushimit të drekës, me rinisjen e punës. Ai njoftoi menjëherë urgjencën, por mbërritja e ndihmës mjekësore vetëm sa konfirmoi humbjen e jetës.
I lindur në Durrës, Besim Doçi u zhvendos me vëllezërit e tij të në Itali 25 vjet më parë, duke punuar përreth 14 vite bashkë me vëllanë më të vogël, në kompaninë ku humbi jetën.
Besim Doçi ka lënë pas gruan dhe dy vajza, 21 e 15 vjeç.