Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim sot ka vendosur të flasë me emra dhe të kërkojë që të akuzuarit të mos kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Me një postim në Twitter, Ambasadorja Kim shkruan se aleati i Edi Ramës, Tom Doshi është person ‘non grata’ në SHBA dhe kërkon që ai të mos jetë kandidat në zgjedhje.
‘Shqiptarët meritojnë një kandidat më të mirë’, shkruan ambasadorja e SHBA.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit.
Me siguri votuesit e shqiptarë meritojnë më mirë se kaq”. @USAmbAlbania Yuri Kim, shkruhet në Twitter.
Departamenti deklaron deputetin shqiptar Tom Doshi, bazuar në Seksionin 7031(c) të Consolidated Appropriations Act për Vitin Fiskal 2017, si të paligjshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion domethënës.