35-vjeçari Julian Buzo, me profesion montazhet në media ka ndërruar jetë prej COVID-19. Buzo i cili jetonte në Elbasan sapo ishte bërë baba në janar, teksa fillimisht pas infektimit u shtrua në spitalin e këtij qyteti.
Më pas Buzo u dërgua në Tiranë për shërbim më të specializuar ku dhe ndërroi jetë prej COVID-19.
Gjithashtu ai njihej edhe si bashkëshorti i gazetares Odeta Gjevori.