Policia britanike dha detaje të një megaoperacioni që çoi në sekuestrimin e 2.3 tonë kokainë që ishte trafikuar nga Kolumbia. Në pranga janë vënë 10 persona mes të cilëve edhe 2 shqiptarë me iniciale B.K., 28 vjeç dhe Gj. D., 30 vjeç.
Mediat britanike shkruajnë se në përbërje të kësaj organizate kriminale kishte edhe lituanezë dhe rumunë. Kokaina kishte mbërritur me kuti bananesh nga Kolumbia në portin Portsmouth International të shtunën e 14 shkurtit.
Droga do të kishte një vlerë 148 milionë sterlina nëse do të shitej në rrugë. Pasi e nxjorrën drogën nga porti trafikantët e çuan në një magazinë në lagjen Tottenham në veri të Londrës.
Pak minuta më pas kanë ndërhyrë oficerët e NCA duke bërë arrestimet. 5 anëtarë të tjerë të grupit u kapën në një tjetër magazinë në Enfield. Kjo është sasia me e madhe kapur ndonjëherë në Britaninë e Madhe. ©LAPSI.al