Ndërkohë që bota nuk ka vaksina, deri në këto momente në Izrael raportohet të jenë vaksinuar 4.1 milionë banorë me dozën e parë ose ndryshe 45% e popullsisë, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë 2.7 milionë banorë.
Izraeli është duke iu rikthyer dalëngadalë jetës normale. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për mungesë vaksinash, pasi autoritetet po përpiqen me çdo mënyrë të bindin qytetarët të vaksinohe
Së fundmi, në Tel Aviv po bëhet një fushatë krejt e veçantë për të shtyrë më tej vaksinimin tek të rinjtë, që pak nga pak po i rikthehen jetës së natës.
Ajo quhet “Vaccine bar” dhe nënkupton qendra vaksinimi të ngritura në zonën më të frekuentuar nga të rinjtë dhe kushdo që vaksinohet kundër koronavirusit e ka birrën falas.
Vaksina dhe birrë falas? Epo nuk duket ide e keqe!