HomeAktualitetKa gjasa që edhe në vitin 2022 të mbajmë maska

Ka gjasa që edhe në vitin 2022 të mbajmë maska

spot_img

Zyrtari amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci tha të dielën se është e mundur që do të mbajmë maska edhe në vitin 2022.

Megjithatë, mjeku amerikan pohoi se masat për të ndaluar përhapjen e coronavirusit do të relaksohen gjithnjë e më shumë ndërsa administrohen më shumë vaksina, raporton The Guardian.

Afërsisht një vit që kur u regjistrua vdekja e parë e shkaktuar nga COVID-19 në SHBA, vendi po i afrohet 500 mijë vdekjeve nga virusi.

Amerika ka regjistruar 497,670 vdekje nga coronavirusi deri më sot sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të shtunën, vendi regjistroi 1,831 vdekje të reja dhe 1,080 një javë më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular