BallinaPolitikeAlfred Peza refuzon ftesën e Ramës për deputet: Nuk është për mua...

Alfred Peza refuzon ftesën e Ramës për deputet: Nuk është për mua…

spot_img
spot_img

Gazetari Alfred Peza thotë se ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për deputet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peza njofton se ka zhvilluar sot një takim me Kryeministrin e vendit, duke shkruar se ky i fundit i ka kërkuar t’i bashkohet skuadrës së deputetëve të PS, për zgjedhjet e 25 prillit.

Peza ka vlerësuar dhe falenderuar kryeministrin por në përfundim ka refuzuar këtë kërkesë duke shkruar: “Karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë faze të jetës dhe aktivitetit tim!”.

Kujtojmë se ditët e fundit ka patur një numër deputetësh të PS që kanë njoftuar se nuk do të kandidojnë më në listat e PS. Fillimisht u largua Vasilika Hysi “për t’u hapur rrugë kalamajve”, për të vijuar me Besnik Baren dhe Sadi Vorpsin.

Por ndërsa deputetët thonë se po largohen me dëshirë, Peza shkruan se e ka refuzuar ftesën e Ramës. Peza nënvizon se do të jetë pjesë e Partisë Socialiste dhe në mbështetje të plotë të kryeministrit Rama, ndërsa thotë se në debatin publik si analist ‘nuk e ka shkelur kurrë etiken dhe nuk i i hyre kurrë në hak partizançe paleve të tjëra.’

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.

Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.

Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nenvizoi se ne debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje ne mbeshtetje te punes se kesaj maxhorance, por pa e shkelur kurre etiken dhe pa i hyre kurre ne hak partizance paleve te tjera.

E falenderova Edi Ramen per kete interesim, qe e konsideroj te posacem pasi nuk eshte ne stilin e punes se tij! U ndjeva mire duke e ditur edhe qe listat jane plotesisht ne doren e drejtuesve te qarqeve, deri kur ata te vijne neser ne zyren e Rames ne PS para mbledhjes se kryesise ne mbremje.

Por refuzova:-)

I thashe kryeministrit dhe po ju’a them te gjitheve se jam ndjere i privilegjuar qe kam perfaqesuar edhe me pare, vullnetin elektoral te qytetareve ne Kuvendin e Shqiperise. Por karrigia e deputetit nuk eshte per mua ne kete faze te jetes dhe aktivitetit tim!

Une do te qendroj ne krah te Edi Rames sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavaresisht nga pozicioni qe mund te kem ne raport me sfidat e maxhorances qe do te rikonfirmohet me siguri ne 25 prill. Ka plot te tjere PS, qe e duan me shume se une dhe e bejne po aq mire apo me mire se une punen e depupetit, keshtu qe me shume kenaqesi vendin tim ia le kujtdo prej tyre ne Kuvendin e Shqiperise.

Mbetem si gjithmone i perkushtuar per te dhene kontributin tim maksimal, per kete familje politike, ku jam ndjere mire qe diten e pare dhe do te jete kenaqesi e krenari per mua te anazhohem krah miqve deputete, qofte ne fushate dhe qofte ne cdo sfide te terrenit pas fitores!

Urime dhe suksese te gjitheve!

Se bashku per Shqiperine!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular