Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës pasi një person është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.
“Sot, rreth orës 06:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij shtetasi F.M., 64 vjeç,” raporton policia.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.