HomeKronikeArrestimi i vrasësit të dyshuar të Shkëlzen Kastratit, Policia jep detajet e...

Arrestimi i vrasësit të dyshuar të Shkëlzen Kastratit, Policia jep detajet e operacionit

spot_img

Pas arrestimit të Albert Zajës, i dyshuar si vrasës i Shkëlzen Kastratit në Fier, policia ka dalë me një njoftim zyrtar.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”.

Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”.

Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati  ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore  dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendodhjen e një prej autorëve të vrasjes së  shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”.

Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk  të Krujës,  Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e  shtetasit Albert Zaja.

37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale  ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Operacioni  vijon për kapjen e  autorëve të tjerë të kësaj ngjarje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular