Ka nisur grumbullimi i njerëzve në Sheshin “Nënë Tereza”, aty ku Partia Demokratike do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale, në orën 17:00.
Njoftohet se të rinj të PD në bashkëpunim me Policinë Rrugore kanë ndaluar qarkullimin e mjeteve në kryqëzimin e Kryeministrisë.
Trafiku është devijuar drejt ish-Bllokut. Ndërkohë, në drejtim të Sheshit “Nënë Tereza” lejohen të kalojnë vetëm mjetet e simpatizantëve të opozitës, të cilët do të marrin pjesë në hapjen zyrtare të fushatës.
Gjate gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ka të rinj të veshur me blu, të cilësuar si “staf”, që orientojnë personat që do të marrin pjesë në hapjen e fushatës.