BallinaKronikeVIDEO/ Publikohen pamje të reja, si u futën të pa shqetësuar grabitësit...

VIDEO/ Publikohen pamje të reja, si u futën të pa shqetësuar grabitësit në pistën e Rinasit

spot_img
spot_img

Rreth një muaj nga grabitja e Rinasit janë publikuar për herë të parë disa pamje brenda pistes së aeroportit “Nënë Tereza”, gjatë supergrabitjes së rreth 6 mln eurove mesditën e 9 prillit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket që furgoni me mbishkrimin “ hetimi tatimor ” pasi shpërthen derën e zjarrfikseve, vazhdon rrugën në pistë i pashqetësuar nga askush.

Për të shmangur kontaktin me pasagjerët dhe patrullat e ICTS-së , furgoni i grabitësve kalon nga pas avionëve të parkuar për të mbërritur tek tek avioni ku po imbarkoheshin paratë drejt Vienës, i cili ishte i fundit në rradhë.

Në pamje duken mjetet e kompanisë private për sigurinë e aeroportit që lëvizin në drejtim të kundërt me grabitësit ndërsa nga hetimi ka rezultuar se strukturat e policisë kufitare rinas, janë vënë në dijeni të paktën 5 minuta me vonesë pas çarjes së rrethimit.

Në këtë moment një furgon i policisë së Rinasit me disa efektivë reagon menjëherë duke shkuar në drejtim të itinerarit të grabitësve por këta të fundit kishin dalë nga pista nga një portë tjetër fundore emergjence e aeroportit.

Gati një muaj pas supërgrabitjes së Rinasit 6 persona janë vënë në pranga , 5 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa një nga krerët e dyshuar të grupit Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Krahas zbulimit të autorëve hetimet pritet të nxjerrin në pah edhe pergjegjësine e koncesionarit dhe komapnisë për sigurinë brenda rrethimit ndërsa pas ngjarjes aeroporti u mor në kontroll nga policia e shtetit dhe forcat e ushtrisë të cilat vijojnë të ruajnë rrethimin e jashtëm./Vizion Plus

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular