Ndeshja Spanjë-Kosovë do të jetë një sfidë më vete për komentatorët e ndeshjes, gazetarët dhe televizionin që do e transmetojë.
Prestigjiozja Marca shkruan se komentatorëve të futbollit në Spanjë iu është ndaluar që rivalit t’i referohen me emrin Kosova.
Spanja nuk njeh pavarësinë e Kosovës, dhe çështjet diplomatike duket se kanë ndërhyrë fuqimisht edhe në sport pavarësisht se sfida do të luhet.
Po ashtu televizioni publik që do e transmetojë sfidën, do të bëjë disa modifikime në mënyrë që të mos shfaqet në asnjë moment flamuri i Kosovës apo të dëgjohet himni i saj.
Federata spanjolle e futbollit gjithsesi e ka njohur Kosovën si rival dhe flamuri i saj nga dje valëvitet mbi stadiumin olimpik të Sevijës.