HomeKryesoreEdmond Spaho në fshatrat e Korçës: Fokusi ynë, bujqësia dhe ekonomia e...

Edmond Spaho në fshatrat e Korçës: Fokusi ynë, bujqësia dhe ekonomia e familjeve

spot_img

Në takimet me fermerët dhe banorët e Vreshtasit dhe Podgories, Edmond Spaho rikonfirmoi se prioritet i qeverisë së Lulzim Bashës do të jetë zhvillimi i bujqësisë me 50 milion euro investime në sistemin e vaditjes dhe kullimit, si dhe 100 milionë euro subvencione në infrastrukturë, mekanikë bujqësore dhe mbështetje e shumanshme e sektorit. Ai tha se vetë strategjia ekonomike e PD për ulje taksash, do të sjellje hapje të vendeve të punës edhe në fshat.

“Taksa e sheshtë nuk është vetëm për biznesin dhe qytetarin, por dhe për komunitetin e fshatit, pasi ul detyrimet e kontributeve shoqërore duke e çuar në 9 për qind këtë pagesë. Biznesi vendas do paguajë tatim fitim nga 15 për qind në 9 për qind..

Lulzim Basha do të jetë kryeministër j ekonomisë , tha z. Spaho dhe ai do të marrë si veprim të parë, heqjen e taksës së qarkullimit në mënyrë që, çmimi i karburantit të shkojë 1200 lek për litër.

Më tej duke shpjeguar dimensionin social të programit të qeverisë së opozitës, koordinatori Spaho theksoi se, demokratët e kanë dëshmuar realizimin e premtimeve në mbështetjen ndaj shqiptarëve.

“Do të rriten pagat dhe pensionet me 25 për qind. Do të dyfishojmë deri në 160 mijë lek ndihmën ekonomike, ndërsa familjeve me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra, do tu hiqen tarifat e universitetit dhe Masterit të fëmijëve studentë.

Do akordohen 30 mijë lek çdo muaj për 5 vjet, për çdo fëmijë që lind, sepse ne duam të mbështesim rritjen e shoqërisë e cila këto 8 vite vetëm po tkurret. Nga ana tjetër familjet e reja në fshat që duan të blejnë shtëpi do t’i suportojmë me interesat e kredive”, tha ndër të tjera z. Spaho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular