Qeveria e Japonisë po mendon të fusë në fuqi javën me 4 ditë pune që synon të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve, ka thënë sekretari i kabinetit kryesor të vendit.
Shpresohet që skema të nxisë gjithashtu industrinë e turizmit të vendit që është goditur rëndë nga pandemia Covid-19, në një komb të njohur për orët e gjata të punës.
Katsunobu Kato tha të hënën se ai synon të konsiderojë futjen e një ‘sistemi selektiv pushimesh javore tre-ditore’, bazuar në rekomandimet fillestare të bëra nga Partia Konservatore Liberal Demokratike, brenda muajit.
“Eshtë e rëndësishme të promovohen stile të ndryshme pune nga perspektiva e ekuilibrimit të jetës dhe punës, të tilla si kujdesi për fëmijët, kujdesi afatgjatë dhe luftimi i sëmundjeve,” tha ai.
Si Sekretar i Kryeministrit, Kato koordinon politikat e ministrive dhe agjencive në degën ekzekutive, shërben si zyrtar për shtyp i qeverisë, kryen kërkime mbi politikat dhe përgatit materiale për t’u diskutuar në mbledhjet e kabinetit.