Kandidati për deputeti i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar se bregdeti i Shëngjinit është i rrezikuar nga erozioni.
Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj fajëson qeverinë, që sipas tij e ka lënë në mëshirë të fatit. “Deti gati po bashkohet me kënetën sepse mungojnë barrierat mbrojtëse, pankinat dhe çdo gjë tjetër që ndalon gërryerjen. Nëse vazhdohet kështu plazhi i Shëngjinit do ketë fatin e atij të Patokut”, shkruan kandidati për deputet.
Gjekmarkaj më tej thekson se kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për peshkatarët, pasi kjo industri është monopolizuar.
Postimi i plotë i Agron Gjekmarkajt
Bregdeti i Shengjinit i rrezikuar nga erozioni !
Qeveria rraciste e Edi Rames e ka lënë në meshiren e fatit Shengjinin !
Deti gati po bashkohet me keneten sepse mungojnë barrierat mbrojtese, pankinat dhe çdo gjë tjeter që ndalon gerryerjen.
Nese vazhdohet keshtu plazhi i Shengjinit do ketë fatin e atij të Patokut.
Edi Rama vjen në Shengjin për të ngrënë peshk me shpuren e tij dhe për të nxjerrë glaca propagande por asnjë investim, asnjë perspektive per plazhin, turizmin e zhvillimim e tij, për portin dhe peshkimin! Asgjë, asgjë vetem rrëna! Peshkatareve u ka premtuar shumë dhe po kaq i ka zhgenjyer ! Industrinë e peshkut e ka monopolizuar Gjergj Luca miku i tij i dashur gazep! Për peshkataret dhe familjet e tyre asgjë, as status as mbeshtetje vetem mjerim! U pat premtuar kantier per remont anijesh , heqje TVSH per naften të cilen e paguajne në blerje e po kaq në shitje të peshkut ! Sa për grantet e Ministrisë pyetje retorike !
Dihet kush i merr. Sa here ne 3 D pat premtuar degezimin e rruges për të hyrë në Shengjin i cili në verë shnderrohet në Kabul dhe stres, po ashtu me të madhe rrugen Shengjin -Velipojë ! Të gjitha genjeshtra si lubrifikant i komunikimit të Rilindjes !
Bizneset , hotelet dhe lokalet e qytetit nuk lihen në paqe nga qehajallaret e Qeverisë me gjoba, me darovitje , me kercenime e gjithçka u vjen per dore ! Probleme ka edhe me furnizimin me uje te pijshem teksa Edi Rama trumbeton ne keto 8 vjet te kunderten,turizmi kerkon investim dhe jo propagande.
Shengjini kerkon ndryshim, kerkon shprese, kerkon nderhyrje urgjente ne infrastrukture dhe plane zhvillimi per turizmin dhe peshkimim ! Shengjini po pret planin ekonomik të PD dhe qeverisjen e re pë të dalë nga kriza e pergjithshme ku e ka zhytur Edi Rama dhe flota e tij !
FOTOT E PUBLIKUARA NGA AGRON GJEKMARKAJ