BallinaKryesore“Kush blen votën s’është i denjë për karrigen e deputetit”- Dom Gjergj...

“Kush blen votën s’është i denjë për karrigen e deputetit”- Dom Gjergj Meta mesazh për zgjedhjet e 25 prillit: S’është rasti të votohen kandidat me të kaluar të dyshimtë

spot_img
spot_img

Kisha Katolike ka dalë me një mesazh të fortë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që do të mbahen më 25 prill.

Në fjalën e tij në konferencën për mediat, Dom Gjergj Meta vuri theksin tek situata ekonomike në vend si dhe te fenomeni i largimit të të rinjve.

Ndërsa foli edhe për fenomenin e shit-blerjes së votës, duke e quajtur “një plagë e madhe që duhet të zhduket medoems e në cdo rast”.

“Kush e shet votën me para ka shitur dinjitetin ne vet e të familjes dhe nuk ka më të drejtë të kërkojë llogari.

Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve s’është i denjë të ulet në karrigen e deputetit.

E papranueshme më pas është edhe fakti që bashkëngjitur shit-blerjes së votës i shtohet edhe betimi mbi librat e shenjtë mbi bibël apo kuran pasi është marrë para, betimi, beja është e papranueshme në këtë rast.

I papranuesnhëm është votimi nën formën e kërcënimit apo vendit të punës.
Puna është fryt i meritokracisë e jo i partitizmit”.

Dom Gjergj Meta gjithashtu tha se zgjedhësit duhet të votojnë kandidatë që nuk kanë elementë të dyshimtë për të kaluarën e tyre.

“Ne si ipeshkvi duhet të themi që nuk është rasti të votohen kandidat me të kaluar të dyshimtë, integriteti duhet të jetë kusht i demosdoshëm që zgjedhësit të zgjedhin me liri atë që dua ta përfaqësojë në Parlament.

Qytetarët kannë të drejtë e detyrë të mos e shesin e keqpërdorin votën”.

Në fund, Dom Gjergj Meta tha se “ne urojmë që më datë 25 prill secili të ushtroje të drejtën dhe detyrën e votës, i lutemi Zotit që me ndërmjetësinë e Zojës së Shkodrës të ndihmojë shqiptarët në këto momente të rëndësishme. Shpresojmë që vendi jonë të dalë më i mirë nga zgjedhjet e datës 25 prill”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular