Këngëtarja Elvana Gjata sot publikon EP-në e rradhës, të titulluar “Çelu”.
Ky minialbum do të përmbajë plot shtatë këngë të reja të cilat tashmë veçse janë të publikuara në rrjetin “Spotify”.
Projektet janë të zhanrit baladë dhe tërësisht larg komercializmit.
“A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut” do të vijnë të gjitha edhe të vizuelizuara në kanalin e këngëtares në Youtube.