BallinaSportTronditet futbolli europian/ "Lufta e të pasurve e vepër kriminale", shpërthejnë kundër...

Tronditet futbolli europian/ “Lufta e të pasurve e vepër kriminale”, shpërthejnë kundër Superligës Europiane

spot_img
spot_img

Nga njëra anë, imazhet e Agnelli dhe Perez, nga ana tjetër Al-Khelaifi dhe Rummenigge. Sipas “L’Equipe” është lufta e të pasurve, e udhëhequr nga Juventusi dhe Real Madridi, ndërsa tani për tani, në anën tjetër PSG dhe Bayern Munich, që i qëndrojnë besnik UEFA-s. Në faqen e internetit të revistës së njohur sportive franceze janë detajet e projektit të Superligës Europiane.

“Mirror” është tejet e ashpër, me titullin: “Vepër kriminale ndaj tifozëve”. Seksioni sportiv i gazetës britanike sulmon projektin e ri. “The Guardian”, gjithashtu flet për projektin Superligës në faqen e pare. Pranë fotos së kthimit të tifozëve në stadium ka titullin: “Publiku po kthehet, por futbolli është i ndarë në projektin e një Superlige të Europës”.

Në faqen e parë, “Times” vendos reagimin e Kryeministrit Boris Johnson, i cili në Twitter e quajti planin e 12 klubeve si “të çmendur”. Në faqen e internetit të “Marca”, një kolazh i logove të 12 klubeve, me njoftimin e Superligës Europiane. “El Mundo Deportivo” nënvizon luftën për Superligën, me marrëveshjen e klubeve në njërën anë dhe kërcënimet me sanksione të UEFA-s.

Seksioni sportiv i “The Sun” titullohet: “Ne do t’ju godasim “, duke iu referuar gjashtë të mëdhenjve të Premier League, që kanë nënshkruar projektin e Superligës. Më tej tabloidi i njohur britanik shkruan: “Kërcënimet e UEFA-s kundër rebelëve futin futbollin në krizë”. Në faqen e internetit të “Bild” lexohet: “Pavarësisht paralajmërimit nga UEFA, 12 klube europiane po fillojnë projektin e Superligës”.

Tronditet futbolli europian/ "Lufta e të pasurve e vepër

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular