BallinaKryesore6.5 milionë lekë për COVID-in, i sëmuri: Asnjë mbështetje nga qeveria. Flamur...

6.5 milionë lekë për COVID-in, i sëmuri: Asnjë mbështetje nga qeveria. Flamur Noka: Kanë braktisur çdo familje në Vorë dhe kudo. Ta largojmë me votë këtë qeveri në 25 prill

Flamur Noka, kandidati i PD-së në Vorë, ka hasur një rast ekstrem të braktisjes së një familjeje nga shteti. Kryefamiljari po lufton prej dy muajsh me pasojat e COVID-19 dhe për kurimin ka shpenzuar deri tani 6,5 milionë lekë, pa u rimbursuar absolutisht nga qeveria.

“Qëndroj në shtrat prej dy muajsh me oksigjen për shkak të COVID-it dhe pasojave që më ka lënë ai, por ju jeni i pari që keni ardhur për të më parë”, – i tregoi Nokës, Fatmir Karanxha nga fshati Picarë i Vorës.

“Rrëfimi i Fatmirit e nxjerr bllof Rilindjen dhe propagandën e saj, – u shpreh kandidati i PD-së lidhur me këtë rast trishtues. – Të luash me shëndetin e qytetarëve është krim! Këtë mënyrë qeverisjeje do ta largojmë me 25 prill!  Qytetarët shqiptarë meritojnë të trajtohen me dinjitet!”, – tha Noka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular