Flamur Noka, kandidati i PD-së në Vorë, ka hasur një rast ekstrem të braktisjes së një familjeje nga shteti. Kryefamiljari po lufton prej dy muajsh me pasojat e COVID-19 dhe për kurimin ka shpenzuar deri tani 6,5 milionë lekë, pa u rimbursuar absolutisht nga qeveria.
“Qëndroj në shtrat prej dy muajsh me oksigjen për shkak të COVID-it dhe pasojave që më ka lënë ai, por ju jeni i pari që keni ardhur për të më parë”, – i tregoi Nokës, Fatmir Karanxha nga fshati Picarë i Vorës.
“Rrëfimi i Fatmirit e nxjerr bllof Rilindjen dhe propagandën e saj, – u shpreh kandidati i PD-së lidhur me këtë rast trishtues. – Të luash me shëndetin e qytetarëve është krim! Këtë mënyrë qeverisjeje do ta largojmë me 25 prill! Qytetarët shqiptarë meritojnë të trajtohen me dinjitet!”, – tha Noka.