BallinaKryesoreNdërhyrje dëshpëruese e serbomadhit Vuçiç për fatin e argatit të tij në...

Ndërhyrje dëshpëruese e serbomadhit Vuçiç për fatin e argatit të tij në Tiranë

spot_img
spot_img

Për Edi Ramën, kambanat po bien në të katër anët

Nga Sali Berisha

Që në fillim të fushatës elektorale, mediat informuan se presidenti i serbomadhisë, ish-goebëlsi i Millosheviçit, Aleksander Vuçiç ka angazhuar fshehtas në kundërshtim me rregullat dhe ligjet ndërkombëtare mjete financiare, ekipe të tjera manipuluese në mediat sociale, Baton Stanishiqin, këshilltar dhe kompaninë e tij të polleve dhe resurse të tjera në mbështetje të argatit të tij në Tirane, Edvin Kristaq Ramës apo Zografit Bis.

Dy ditët e fundit, pasi e pa se argati i tij në Tiranë është humbës i pashpresë, Vuçiç me kërkesë të tij përsëriti akuzat banale të ish-shefave të tij Sheshel dhe Nikoliç, të rrezikut të rikthimit në pushtet të PD sepse sipas tij kjo parti, Basha dhe Berisha që qëndron pas këtij të fundit, janë për Shqipërinë e Madhe.

Vuçiç gjithashtu flet për diferencë midis PD dhe PS prej dy pikësh, ndërkohë që kjo diferencë është aktualisht 4 pikë në favor të PD.

Prapa këtyre ndërhyrjeve të pashembullta në fushatë elektorale të serbomadhit Vuçiç në favor të argatit të tij në Tiranë qëndrojnë:

a- Fundi më 25 prill i vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit,

b- fundi i mbështetjes nga Tirana vasale e projektit luftënxitës të Serbisë së Madhe.

c- fundi i luftës së ftohtë të qeverise shqiptare ndaj Prishtinës zyrtare.

d- Ardhja në pushtet e Lulzim Bashës pas asaj të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Kosovë, pra e një gjenerate të re politikanësh për kombin shqiptar, shënon një epërsi të madhe politike, diplomatike dhe imazhi në rrafshin ndërkombëtar për të dy vendet krahasuar me udhëheqjen arkaike që ai përfaqëson në Beograd dhe që argati i tij përfaqësonte në Tiranë.

Së fundi, serbomadhi Vuçiç që citon si papagall tezat e argatit të tij në Tiranë, duke thënë se prapa Bashës qëndron Berisha, ka një problem të madh personal me Bashën. Ai i trembet shumë kontributit direkt të Bashës si njohës i mirë i dosjes së Millosheviçit në Hagë se mos Basha kryeministër mbështet nismën tashmë publike të nisur nga disa politikanë të njohur perëndimorë për ngritjen nga drejtësia ndërkombëtare të akuzës për krime lufte dhe gjenocid kundër Aleksandër Vuçiç, geobëlsit të Millosheviçit.

Me këtë rast, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjen flagrante të serbomadhit Vuçiç në fushatën elektorale në mbështetje të argatit të tij Zografi Bis, dua ta garantoj atë se më 26 prill ai dhe argati i tij do të marrin përgjigjen e hidhur dhe të merituar nga shqiptarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular