Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar këtë të martë një video ku shihen qytetarë të cilët kapin në flagrancë “patronazhistë” të Partisë Socialiste gjatë një operacioni për trafik votash.
Në video duket se si qytetarë në veri të vendit, ndalojnë një makinë dhe brenda saj kapin lista me emra votuesish që kanë trafikuar votën si dhe fletë votimi, në të cilat është “hedhur” vota për Partinë Socialiste dhe kandidatin e saj.
“Kapen në flagrance nga qytetarët guximtar, kriminelët trafikantë të votave! Ju lumtë”, shkruan Berisha si diçiturë të videos.
Edhe natën e djeshme, qytetarët në Berat kapën në flagrancë një furgon të bashkisë që po tentonte të shpërndante “ndihma” në shkëmbim të votave.