BallinaKryesorePërgjimi i Artan Lames, Meta: Tronditës, drejtësia të nisë hetimet, policia të...

Përgjimi i Artan Lames, Meta: Tronditës, drejtësia të nisë hetimet, policia të mos fshehë provat. Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të përgjimeve nga gazetari investigatv, Artan Hoxha, për drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, ku mes të tjerash në audio dëgjohet të thotë se “nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur varur”.

Meta e cilëson tronditës audio-përgjimin e Lames, që sipas tij, provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa i bën thirrje drejtësisë “të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë”.

Reagimi i Metës:

Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës.
Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.
Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular