Rrihet brutalisht anëtari i LSI-së Poliçan, Luan Tare Pitikoja. Ai ka qenë duke hyrë në pallatin e tij kur është goditur me sende të forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë.

Tare ndodhet në Qendrën Shëndetësore ‘Pëllumb Dollani’ në Poliçan, ku po merr mjekim dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mire
Tare ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht gjatë 2 muajve të fundit nga anëtaret e PS Poliçan për të hequr dorë nga LSI.