22 vjet pas luftës, një burrë ka marrë guximin të tregojë tmerrin që ka përjetuar kur është dhunuar seksualisht nga policia serbe për 21 ditë, raporton Gazeta Sinjali në Kosovë
Ai ka treguar se si njëri polic e ka keqtrajtuar për 21 ditë, teksa në ditën e parafundit të torturës i ka dëmtuar organin gjenital me një bajonetë.
“Dhunën e ka bërë i njëjti polic, punët i kanë pasur të ndara që prej bodrumit ku kanë qëndruar komandantët e policisë, ka qenë mbi ne. Keqtrajtime me shkopinj, janë bërë brenda objektit ku kam qëndruar unë. Keqtrajtimet më të mëdha janë bërë 50 metra nga objekti ku kam qëndruar, i njëjti polic me uniformë të zezë dhe kapelën e zezë, vetëm sytë i janë parë dhe kanë qëndruar në atë kafenenë ‘Te Goga’. Unë keqtrajtime më të mëdha prej këtyre e kam pak para ditës së fundit kur me bajonetë ma kanë dëmtuar organin gjenital, zorrën e trashë dhe këmbën e majtë.”
Ai për ATV ka rrëfyer se në objektin ku është keqtrajtuar janë vrarë edhe dy të rinj.