Nga Nexhbedin Basha
Gazetar
Tashmë libri “Misioni im” i autorit Lulzim Basha është bërë i njohur për gjithë publikun, si për ata që e kanë lexuar dhe opinionin publik. Këtë letër të hapur drejtuar shqiptarëve lideri i opozitës e shikon si një projekt për ndryshim. Unë do ta quaja “Pamfleti politik” i Zotit Basha. Ky projekt mbarë kombëtarë u shpalos në mënyrë dinjitoze në fushatën e tij elektorale, si kandidat për Kryeministër, në përmbushje të misionit të tij, për të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.
Në librin prej 100 faqesh dhe 10 kapituj në mënyrë të detajuar autori trajton politikën, partinë demokratike, dje, sot dhe neser, lideri i së cilës është, qasjet e tij për kundërshtarin e tij politik, si Kryeministër i Shqipërisë, si e ka qeverisur Shqipërinë për tetë vjet, rithemelimi i opozitarizmit, urgjenca e normalizimit, shteti i vogël dhe efiçent, zgjimi ekonomik shqiptar demokraci dhe liri ekonomike me dimension human, familja, e ardhmja e mbijetesës shqiptare, për kulturën që e ndjen si një borxh që i ka asaj dhe në kapitullin e X-të jo I fundit për nga rëndësia Kosova gjysma tjetër, nga ku kanë prejadhjen, gjyshërit nga nëna. Të gjitha këto çështetje e të tjera që Z.Basha trajton i shikon të pa përmbushura, në letrën e hapur drejtuar shqiptarëve.
Që hyrrje të librit autori i referohet Azdrenit, ku citon vargjet “Se për mua, o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe, shpirtin tim për të ushqyer”, ç’ka tregon dashurine tij për vendlindjen, bukuritë e saj. Ndaj dhe ndjen dhe dhimbje kur shikon që ky vend i mbrekullueshëm mbeti vendnumro në rrugëtimin “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.Kështu si rrugëzgjidhje për të mos e lënë vendin të rrëshqas në greminë, apelon për një ndryshim të madh në mirëqenie, arsimim, shoqëri dhe familje. Këtë zgjidhje e shikon vetëm nëpërmjet politikës, kuptimin e së cilës dhe fuqinë saj ka nisur ta kuptojë që kur ka dëgjuar për here të pare”Zërin e Amerikës”, ne vitet 1984, kur ai ishte 10 vjeç, në bisedat e fshehta në familje, për të qenë i kujdesshëm të mos shahet politika, si një frikë për fjalën e lire, ku për të cilën gjyshërit nga nëna u larguan nga Kosova, për shkak të dhunës dhe represionit serb dhe e vendosën me banim në Tiranë. Kur lexon librin kupton se shkëndija e pare, për të përqafuar politikën për Lulzimin ka nisur të shfaqet që kur ishte gjimnazist tek “Sami Frashëri”, si nxënës, kur filloi të aktivizohet në organizmat ndëkombëtare si aktivist në Komitetin Shqiptar të Helsinkit me Kujtim Çashkun dhe aktivistë të tjerë, duke kryer misione monitorimi si vëzhgues i huaj. Sikurse shpjegon në libër, jo në mënyrë autobiografike, as si një letërsi e mirëfilltë, autori nuk u ndahet zhvillimit të ideve të tij për të kontribuar në pëmirësimin e politikës dhe jo pa qëllim Ai i bashkohet revoltës studentore të vitit 1982, më pas shërben si vëzhguesi më i ri në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në emër të fondacionit “Johannes Wier’, ku flitej për lirine e individit, për demokracinë…etj, por në trajtimin çështjeve se si zgjidhet problem u referohet personaliteteve ndërkombëtare, petagogëve të universiteteve botërore në vende me demokraci të zhvilluar.
Mbajtja kontakt me kryetarin e Partisë Demokratike Z.Sali Berisha, që në gjimnaz i dhanë udhë një angazhimi në një mënyrë të të kuptuarit se ç’far është politika në vehtëvehte. Kjo ambicje i shtohet me vajtjen me studime, për drejtësi në Universitetin e Ultrechit në Holland, angazhimi në përbërje të një skuadre me student ekeselent, ku përzgjidhet të marrë pjesë në konkurse presitigjioze, të së drejtës ndërkombëtare në Washington, tek i cili nxitën vokacionin e tij për të zgjuar interes për politikën. Vetë pjesëmarrja e tij në Komitetin Holandesk të Helsinkit dhe fondacione bamirësie për të ndihmuar Shqipërinë, pjesëmarrja në Marrdhëniet Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës dhe NGO të tjera në Tiranë gjatë kohës që ishte me studime në Hollandë dhe pas mbarimit të studimeve në vitin 2000 në Kosovë ne ekipin e UNMIK dhe mbajtja kontakt me partinë demokratike në Tiranë, i kultivuan atij dëshirën për t’u marrë me politikë. Ndaj dhe në vitin 2004 pranoi ftesën e kryetarit të PD Sali Berisha, për tju bashkuar skuadrës së tij si deputet i Kuvendit Popullorë, ku dhe fitoi në konkurencë me lista të hapura, ku si drejtues i Komitetit Orientim të Politikave me një grup eksperitësh të fushave të ndryshme, kthyen partinë demokratike në vitin 2005 në pushtet.
Rrugëtimi politik si deputet në Tiranë, si minister Transporti e Punëve Publike, Ministër i Jashtëm Ministër i Brendshëm Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe si Kryetar i Partisë Demokratike për 8 vjet, kanë bërë atë të njohë mire dhe në detajë realitetin dhe politikën shqiptare. “Bashkimi për ndryshim dhe ndryshimi i të bërit politik është rruga e vetme për të sjellë shpresë për Shqipërinë”, thotë ai. Dhe këtu nuk anashkalon tre projekte madhore të realizuara nga Partia Demokratike “Rruga e Kombit” “antarësimi i Shqipërisë në NATO” dhe “heqja e vizave për shqiptarët” e shumë projekte të tjera, që nuk ishin të lehta për t’u realizuar, “por me vullnet, thotë ai arrihet gjithça, ndaj dhe premton që brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do hapim negociatat me Bashkimin Europian.
Nëpërmjet ideve dhe projektit të tij politik, synon që politika të konsiderohet si angazhim qytetar dhe mos të shihet si diçka e keqe dhe për përfitime personale, jo si “ferrë nëpër këmbë” e “bezëdisëse për shoqërinë”, por “si nxitje për rrikthimin e besimit të qytetarëve shqiptarë tek politika, si mision i vështirë, por jo i pamundur. Sipas tij ajo të mos shihet “si problem i njerëzve”, por “si zgjidhëse e problemeve te tyre”.
Në rrethanat në ç’farë niveli ka rënë politik, pas tre dekadash nga viti 90’ deri më sot dhe ku është katandisur qeverisja tete vjeçare, shtron si emergjencë kombëtare ndryshimin në projektin “Alternativa Basha” nëpërmjet të cilit rikonceptimin e angazhimit politik. Pra, “kthim i saj në shtratin normal, jashtë estradës dhe ekzagjerimit, jashtë garoteskës dhe qesharakës, jashtë tamtameve, dajres, bejteve, përbuzjes, jashtë flitrimit me të keqen, me banalen, vulgaren, madje dhe diktatorialen…”. Në qasjen e tij, politika shqiptare ka nevojë urgjente për t’u kthyer brenda shinave normale të të bërit politik dhe si shërbim publik ndaj njerëzve, pa i marrë frymën asaj. Pra, ka nevojë të konsiderohet nga shqiptarët si një instrument i rëndësishëm për të përmirësuar jetën e tyre.
Në faqet e librit bën një analizë të gjendjes në Shqipëri, mbi situatën politike në vend, niveli i ulët demokracisë, kapja e shtetit, uzurpimi i parlamentit, liria e idividit, medias, shërbimi shëndetësor, mirëqenia sociale, arsimimi, drejtësia, antikorupsioni, rinia, energjia, bujqësia, turizmi, integrimi në BE etj. Nëpërmjet një plani serioz të hartuar në konsulencë me specialistët më të mire shqiptar dhe të huaj mendon se vjen zgjidhja nëpërmjet zhvillimit të ekonomisë, çlirimit të ekonomisë nga kthetrat e konçensioneve, etj, e cila do të sjell punësim dhe mirëqenie në familjet shqiptare, do t’a shpëtojë Shqipërinë nga kapja e shtetit dhe do ta vendos atë në rrugën e progresit. Nëpërmjet projektit të tij politik synon rrimëkëmbjen e ekonomisë, shërimin e plagëve të papunësisë, kthimin e të rinjëve ne krahët e Shqipërisë, Integrimin në Bashkimin Europian, zhvillimin e infrastrukturës dhe të arsimit, kultures etj. Ai pohon se do t’i japim fund shpërdorimit të buxhetit të shtetit, duke e vënë buxhetin në funksion të nevojave të vërteta që kanë shqiptarët, duke vënë Shqipërinë në rrugën e mirëqenies dhe të zhvillimit.
Familja, a ardhmja e mbijetesa shqiptare
Kur lexon kapitullin VIII-të mëson mbi gjendjen familjare të Lulzimit si familjar, si bashkëshort i Aurelës, nga 8 maj 2004, babain e dy vajzave Dafina dhe Viktoria. “Familja, thotë ai, është shpirti i ekzistencës sime, është vendi më i dashur për mua”. Ndaj dhe si Kryeministër i ardhshëm e ndjen se duhet të qëndrojmë fort, jo thjesht i prirur në formimin e djathtë konservator, jo thjeshtë prej traditës familjare, por sepse familja dhe politika për familjen, janë bërë për të, tashmë një çështje publike, çështje të rëndësishme kombëtare dhe jo si reminishencë e pushtetit të djeshëm, që e keqpërdorën familjen shqiptare, që sipas tij nuk ka shumë probleme. Dhe për këtë i rikthehet etapës së komunizmit që partisë i thirrjej “nëna parti” dhe diktatori “xhaxhi Enver”. Tridhjetë vjet më pas konstaton se “kemi një problem me familjen, me politikën për familjen dhe fëmijët”. Ai e konsideron këtë një proekupim madhor për qeverisjen e ardhshme të Shqipërisë. Për këtë ka një program konkret si çështë punësimi, lehtësimi duke i mbështetur financiarisht, për çiftet e reja duke mbuluar koston e banesës së tyre të pare, pagesa prej 30 mijë lekësh të vjetra, për 5 vjet rresht për çdo foshnje që lind dhe shumë politika të tjera sociale në ndihmë të familjeve e sidomos atyre në nevojë, në mbështetje të familjes shqiptare.
Amaneti i pa përmbushur e gjyshe Fizes…
Tek sheh Lulzim Bashën në ngjitje në karrierën e tij politike, djalin e lindur në rrugicat e Tiranës, në një shtëpi karakteristike tiranse, kujton fëmijërinë e tij, vitet kur lëviztë me biçikletë në ato rrugica, nxënësin që rrinte me kokë mbi libra, rininë e tij tek gjimnazi “Sami Frashri”, veprimtarin shoqëror, studentin e arsimuar me profil perendimor. Përmendja në libër e gjyshes nga baba, në Fizes, që argjeronte fshehurazi, apo bisedat në fshehtësi në familje, dëgjimi “Zërit të Amerikës” me dajën e tij, apo ruajtja nën sënduk i gazetës së pare “Rilindja Demokratike” nga babai i tij Xhelali, nuk kanë shumë të bëjnë me autobiografinë, por ambicjen e tij për të arritur atë që dëshiron.Duke shfletuar librin më kujtoj një moment të vitit 1978. Gjatë një vizite në shtëpinë e tij me nënë Fizen ajo u shpreh: “Luli është një djalë shumë i zgjuar dhe inteligjent. Ky ka për t’u bërë shumë i madh…”. Kur shikoj ngjitjen e tij, besoj në fjalën e saj se ai ka ardhur në këtë kohë dhe që presin shqiptarët për ti udhëhequr, si Kryeministër. Ndaj them sikur nënë Fizja të ishte gjallë do shihte se ajo që pa në sytë saj po përmbushet. Dhe atje ku prehet e qetë është krenare me nipin e saj Lulzimin, djalin i Xhelalit dhe Zikut, që si prindër shëmbullor rritën dhe edukuan dy djem të mbrekullueshëm.