HomeKryesoreKryedemokrati Lulzim Basha voton në njësinë 8 me votues për herë të...

Kryedemokrati Lulzim Basha voton në njësinë 8 me votues për herë të parë

spot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha votoi sot në orën 9 në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

Në hyrje të qendrës së votimit, Basha takoi me grusht një grup qytetarësh, e mediat të cilave u uroi një ditë të mbarë.

Basha ishte i shoqëruar nga votues për herë te parë.

Në mesazhin e tij për mediat, kryedemokrati bëri thirrje për shqiptarët që sot të dalin e të votojnë masivisht.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është  një ditë historike, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaj, për vendin, për kombin.

Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht.

Të dilni dhe të bëni me votën tuaj, të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, për vendi tuaj dhe për veten tuaj. Sot është dita e Shqipërisë, është dita e demokracisë.

Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot, në praninë e votuesve për herë të parë këtu në lagjen ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe i bëj thirrje çdo djali dhe çdo vajze, çdo burri dhe çdo gruaje.

Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj, është dita e demokracisë, është dita e Shqipërisë.  Faleminderit! Zoti e bekoftë Shqipërinë!“.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular