Projekti pilot për votim dhe numërim elektronik që do zbatohet në këto zgjedhje parlamentare, zhvillohet në Zonën e Administrimit Zgjedhor Nr. 40, e cila përkon me Njësinë Administrative Nr. 10 në Bashkinë Tiranë.
Për të votuar elektronikisht janë thirrur rreth 23 mijë e 600 votues të kësaj njësie bashkiake, në të 32 qendrat e votimit. Në përfundim të procesit të votimit, vota do numërohet përmes pajisjeve elektronike.