Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 102 u raportuan me lëndime si pasojë e një stuhie të fortë që goditi Kinën lindore të premten në mbrëmje.
Sipas BBC, persona e vdekur thuhet se ranë në lumin Yangtze ose u goditën nga rënia e pemëve dhe rënia e shtyllave të energjisë, thonë zyrtarët.
Bëhet e ditur se 11 persona të tjerë ishin në një anije peshkimi e cila u përmbys. Dy persona u shpëtuan, megjithatë, nëntë të tjerë janë ende të zhdukur.
Mediat lokale raportojnë se gurë të shumtë breshëri ranë në qytetin bregdetar të Nantong.
Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet kineze tregojnë erërat e forta që përshkojnë qytetin.
Një video tjetër duket se tregon një avion të madh pasagjerësh që rrotullohet nga erërat, teksa qëndron i parkuar pistën e aeroportit të qytetit.