BallinaAktualitetErërat e forta në Kinë arrijnë të zhvendosin edhe avionin/ Pamje dramatike...

Erërat e forta në Kinë arrijnë të zhvendosin edhe avionin/ Pamje dramatike të stuhisë (VIDEO)

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 102 u raportuan me lëndime si pasojë e një stuhie të fortë që goditi Kinën lindore të premten në mbrëmje.

Sipas BBC, persona e vdekur thuhet se ranë në lumin Yangtze ose u goditën nga rënia e pemëve dhe rënia e shtyllave të energjisë, thonë zyrtarët.

Bëhet e ditur se 11 persona të tjerë ishin në një anije peshkimi e cila u përmbys. Dy persona u shpëtuan, megjithatë, nëntë të tjerë janë ende të zhdukur.

Mediat lokale raportojnë se gurë të shumtë breshëri ranë në qytetin bregdetar të Nantong.

Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet kineze tregojnë erërat e forta që përshkojnë qytetin.

Një video tjetër duket se tregon një avion të madh pasagjerësh që rrotullohet nga erërat, teksa qëndron i parkuar pistën e aeroportit të qytetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular